Urdhër arrest për aktoren që zbuloi skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood

Një urdhër arrest është lëshuar për aktoren që ishte ndër të parat që zbuloi skandalin e abuzimeve seksuale në Hollywood. Rose McGowan akuzohet për posedim të lëndëve narkotike. Urdhri i arrestimit erdhi, pasi policia kontrolloi gjërat e saj personale në një fluturim në Aeroportin Ndërkombëtar të Washingtonit. Policia thotë se gjeti lëndë narkotikë. Zyrtarët thonë se janë përpjekur të kontaktojnë me McGowan në mënyrë që ajo të mund të paraqitet në një gjykatë në Virginia. McGowan ka qenë një nga zërat kryesorë kundër ngacmimeve seksuale në Hollywood, pas skandalit të producentit Harvey Weinstein. Aktorja amerikane ishte e para që deklaroi zyrtarisht se ajo u përdhunua barbarisht nga Weinstein.

SHKARKO APP