Urrejtja mes Kate dhe Meghan, lindi për një palë… (zbardhet sherri pak para dasmës)

Fakti që mes dy kunatave, Kate Middleton dhe Meghan Markle, marrëdhëniet nuk janë të mira është diçka e ditur. Por deri tani arsyet e krisjes mes bashkëshorteve të princit Ëilliam dhe Harry të Anglisë, nuk ishin bërë me dije. Siç shkruan “The Sun”, pak para martesës së Meghan me Harry, në 19 maj 2018, mes dy kunatave pati një debat të ashpër lidhur me getat.

“Ishte një ditë e nxehtë dhe me sa duket pati një debat nëse shoqërueset e nuses duhet të mbajnë geta. Kate, duke ndjekur protokollin, mendoi se duhet. Ndërsa Meghan nuk donte”, i tha një burim afër familjes mbretërore, tabloidit britanik.

Etiketa mbretërore parashikon që gratë të mbajnë geta dhe çorape, ndërsa Meghan gjithmonë ka qëndruar kundër këtij vendimi. Kështu në fotot e dasmës mund të shihet nusen, përfshirë edhe princeshën e vogël Charlotte, pa çorape.

Grindja mes Kate dhe Meghan ndodhi pas një takimi stresues, teksa po provonin rrobat r e dasmës. Meghan u ndje si e huaj qysh në fillim të hyrjes në familjen mbretërore, duke qenë e bindur se po bëhej komplot kundër saj. Që nga ai moment marrëdhëniet mes Kate dhe Meghan, nuk u rikuperuan më.

SHKARKO APP