Vajza e Eminem dëshiron të bëhet si Kim dhe motrat e saj

Hailie Scott është vajza e reperit te njohur Eminem, vogëlushja së cilës këngëtari i ka kushtuar këngën “Mockingbird”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Hailie tashmë është rritur, e nuk është më voglushja që shfaqet në videon e “Mockingbird”, por një zonjushë 22- vjeçare e cila dëshiron që një ditë të bëhet si Kardashians.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një intervistë për Daily Mail, Hailie ka treguar se dëshiron që një ditë të bëhet një influencer njësoj si shumë vajza të famshme në ditët e sotme.

22- vjeçarja ka treguar se ende nuk është e sigurtë për mënyrën me anë të së cilës do ta arrijë këtë qëllim dhe se ende është duke planifikuar hapat që do të hedhë.

 “Nuk jam ende e sigurtë, planet e mija janë ende në ajër,” kështu është shprehur Hailie lidhur me qëllimet që ka.

Ama duhet thënë se momentalisht vajza e reperit të njohur është në rrugë të mbarë drejtë realizimit të objektivit të saj.

Ajo tashmë është një vajzë e famshme dhe duket se me kalimin e kohës do t’ja dalë të bëhet një influencer.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?