Vajza humbi jetën në aks*dent, mesazhi prekës nga ish-deputeti Tavo: Festo me engjëjt Eva

Ish-deputeti Vangjel Tavo, në kujtim të vajzës së tij të ndjerë, e cila sot do të mbushte 24 vjeç, ka shkruar një mesazh prekës. Tavo e përshkruan Evën me fjalët më të ëmbla, ndërsa shprehet se i mungon shumë atij dhe familjes.

”Sot Eva do mbushte 24 vjeçe e do e festonte ditëlindjen me familjen dhe miqtë, por Perëndia deshi që ajo ta festojë me engjëjt. Eva ishte për ne jetë, lumturi, dashuri dhe bekim, kujtimi i saj ishte, e mbetet thesar. E deshëm e do e duam përjetësisht përtej çdo fjale e përshkrimi!

Na mungon shumë e vogla ime dhe për çdo ditë të mbetur të jetës sonë, deri në frymëmarrjen e fundit, do mendojmë kujtimet më të bukura që ti na le. Me zemrën e pikëlluar dhe lotët e fshehtë që rrjedhin nga thellësitë e shpirtit, në pamundësi të të uroj nën të ngrohtin përqafim: Festo me engjëjt Eva, shpirti im! Vangjel Tavo dhe familja”, shkruan Tavo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eva humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik, drekën e 28 nëntorit 2023, në autostradën “Nënë Tereza” në drejtim nga Tetova për në Shkup, ku ndodhej pasagjere.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?