Vajza tek pacientët me Covid-19 në Gjermani, këngëtarja rrëfen merakun
Këngëtarja, Irini Qirjako, në një lidhje direkte me moderatoren Evi Reçi në Vizion Plus, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj në karantinë. Ao ka treguar se vajza e saj është doktoreshë në Gjermani dhe merakoset për të, pasi përballet me pacientë të infektuar çdo ditë.
Nga ana tjetër, Irini ka treguar gjithashtu se këndon nëpër shtëpi, madje i mban dhe vajzën koncerte për ta shlodhur, në momentet që ajo është e lirë.
”Goca ime është doktoreshë në Gjermani. Ne bëhemi merak për atë sepse ajo përballet me pacientët, edhe siç janë mjekët. Mjekët janë heronjtë e gjithë vendeve janë.Por, janë shumë të vendosur në atë që bëjnë, kjo i karakterizon mjekër, betimi i Hipokratit. Kjo është një gjë shumë hyjnore tek mjekët”.
Irini këto ditë ke kënduar në shtëpi, apo e ke lënë fare?
Patjetër si nuk këndoj. Unë këndoj e i bëj gocës koncert…kur ajo është e lirë nga një orë koncert i këndoj. Po vetë këndoj, duke gatuar më kap muza e frymëzimit. Se zërin e kam timin, e kam me vete, nuk ma merr njeri…