Valbona Selimllari së shpejti në ekran! Zbuloni televizionin dhe titullin e emisionit

Është shkruar shumë kohët e fundit në media se Valbona Selimllari do t’i rikthehet ekranit me një projekt të sajin televiziv. Duke qenë se disa vite më parë në Vizion Plus, ajo pati mjaft audiencë me emisionin “Nga e Para” ku së bashku me një grup arkitektësh merrnin përsipër të rregullonin shtëpitë e atyre në nevojë, Valbona ka menduar të qëndrojë në të njëjtat trajta.

Në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Valbona ka zbuluar se emisioni i saj do të mbajë siglën e “Ora News” edhe pse ende nuk është vendosur se në çfarë dite të javës apo fashë orari do të transmetohet emisioni. Nga ana tjetër, ish Miss Shqipëria ka deklaruar se format i emisionit të saj do të jetë sërish në fushën e sociales, me target fëmijët në nevojë, sidomos ata të cilët aktualisht renden rrugëve.

Emisioni do të quhet “Më jep dorën” dhe mbështetje Valbona do të ketë edhe nga Bashkia Tiranë në këtë projekt duke qenë se ky institucion për vitet që do të vijnë do të ketë një dedikim të veçantë tek fëmijët e pastrehë e që shtëpi kanë rrugën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tashmë vetëm presim që të shohim se si Valbona nëpërmjet këtij emisioni do të bëjë një ndryshim lidhur me këtë fenomen!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?