Valbona ”thyen betimin”, flet për babain e fëmijëve
Valbona Selimllari ka folur për të shoqin, dhe kjo për herë të parë. Fëmijëve të programit “Në Kurthin e Piter Panit” nuk iu shmang për të folur për të. ”Kë duan më shumë fëmijët e tu, ty apo babin”, e pyeti një nga fëmijët.
”Na duan të dyve shumë, ka ndonjëherë ca raste që ai babi ia plotëson të gjitha tekat dhe ata thonë babi është më i miri, ti mami je kurnace. Se babi ia plotëson tekat ngaqë e di që mami është më ndryshe. Po fëmijët se kuptojnë që edhe mami e ka për të mirën e tyre. Na duan të dyve, por ndonjëherë anojnë pak nga babi”, tha Valbona, duke folur për babain e fëmijëve më gjatë se asnjëherë më parë.
KOHA JONË SONDAZH

