Valdrin Sahiti në ”Big Brother Kosova Vip 4”
”Big Brother Kosova Vip 4” pritet që të nis më 7 nëntor, edhe pse burime pranë produksionit theksojnë se emrat zyrtarë mbeten ende sekret, një imazh i fundit ka ngjallur kureshtje.
Dizajneri i njohur Valdrin Sahiti ka postuar në rrjete sociale një fotografi ku shihet në darkë me Alaudin Hamitin, autorin e spektaklit, dhe Olsa Muhametin, producenten e këtij edicioni.
Mbi imazh, Sahiti ka shkruar “Afër me syrin”, një frazë me referencë të qartë ndaj simbolit të “Big Brother”-it. Mbetet e hapur mundësia që dizajneri të ketë një rol kreativ apo bashkëpunim artistik me produksionin në këtë edicion të ri.
Nëse fotografia ishte një rastësi apo një paralajmërim i koduar, mbetet për t’u zbuluar së shpejti — ndoshta “afër me syrin” do të ketë kuptime më të thella sesa duket në pamje të parë.
KOHA JONË SONDAZH


