Valë largimesh nga Top Channel; Lori Hoxha: Na mungon…

Pas ”furtunës” së largimeve nga Top Channel, një nga përfaqësueset e familjes mediatike, Lori Hoxha, nuk mund të shpëtonte nga pyetja se cilët prej emrave të larguar do të dëshironte t’i ktheheshin ekranit.

Pjesë e emisionit ”Shiko kush luan”, ajo u pytet se: ”Çdo largim i personazheve nga Top-i ka bërë bujë mediatike, na thuaj një emër që Top-i do të dëshironte sërish ta kishte”, ka qenë pyetja për Lorin, pyetje të cilën e lexoi motra e saj më e vogël, Sara.

“Nuk di të ta them, sepse Top-i nuk jam vetëm unë. Kam përshtypjen se çdo njeri që është larguar, është larguar sepse ka kërkuar vendin që meriton dhe e ka vendin që meriton sot. Top-i bëhet nga ata njerëz që ka, jo nga ata që kanë ikur”, u shpreh Lori, por pa lënë në përgjigjen e saj personin që i mungon realisht Top Channel, të babait të saj dhe themeluesit të televizionit kombëtar, Dritan Hoxha. ”Një njeri që i mungon Top-it është Dritan Hoxha, e askush tjetër”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Largimet më të bujshme kanë qenë ato të moderatores Marina Vjollca, aktorit të humorit Bes Kallaku, gazetares Jonida Shehu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?