Van Damme “bëhet shqiptar”, thërret fjalën “nënë” në Shqip!
Filip Shala është emri i aktorit të njohur Jean Claude Van Damme në filmin e tij të fundit.
“Kill’em All” tregon historinë e një shqiptari, i cili kërkon hakmarrje për babanë e tij, të cilin e kishin vrarë serbët gjatë luftës për arsye të shkrimeve të tij si gazetar.
Ndërsa, pas shumë vitesh shqiptari Filip Shala, hyn në bandën serbe vetëm që të jetë më afër vrasësve të të atit.
Kur koha në film kthehet disa vite pas, dhe shqiptari paraqitet siç ishte fëmijë, duke u larguar nga nëna e tij, ai thërret në gjuhen shqipe “nanë” duke e përsëritur disa herë këtë fjalë.
Filmi “Kill’em All” është shfaqur në kinematë botërore para disa muajve, dhe është pritur mirë nga publiku.
Ndërsa, në film kanë qenë pjesë edhe aktorë tjerë të njohur si Maria Counchita Alonso e Peter Stormare