Vazhdon sherri, Angelina nuk lejon Brad të takohet me fëmijët

Brad Pitt dhe Angelina Jolie janë ende në debate për divorcin e tyre ku situata e kujdestarisë është tensionuar shumë.

Thuhet se Brad ka kaluar një pjesë të madhe të verës në Angli, ku jetojnë Angelina me 6 fëmijët. Gjykatësi në rastin e divorcit përcaktoi një orar që Brad të takonte fëmijët e tij në Londër për 10 orë në ditë. Më pas u rralluar në 4 ditë, një herë në disa kohë

Burime për TMZ thonë se Brad dhe Angelina kurrë nuk flasin me njëri-tjetrin, dhe komunikojnë gjithmonë përmes dadove apo asistentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e qartë se ka pasur diskutime mbi takimet e Brad me fëmijët. Gjyqtari në çështjen e divorcit ka lëshuar një urdhër duke thënë se Angelina u përpoq të kufizonte takimet duke shtuar se ishte e dëmshme për ta. Gjykatësi madje tha se Brad kishte të drejtë të telefononte dhe të shkruante fëmijët sa herë që donte, dhe Angelina nuk mund të monitoronte kontaktet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Debatet e fundit kanë qenë për cështjet e pagesave ku Brad zbuloi se i ka dhënë 9 milionë dollarë që prej ndarjes për të blerë shtëpinë dhe mbështetje për fëmijët. Duket se gjërat mes tyre nuk do përmirësohen edhe për një kohë të gjatë…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?