Vdekja e George Floyd/ Reagon për herë të parë Meghan Markle: Jeta e tij kishte rëndësi, nuk mund të prekej

Meghan Markle sot theu heshtjen e saj për vrasjen e George Floyd, ndërsa tha se ‘jeta e zezë ka rëndësi’, ku tregoi se nuk kishte folur për vdekjen e tij më parë sepse kishte qenë ‘nervoze’.

Dukesha e Sussex mbajti fjalën në shkollën e saj të vjetër, në Los Angeles, ku përmendi edhe afrikano-amerikanë të tjerë që u vranë në SHBA nga policia vitet e fundit.

“Jeta e George Floyd kishte rëndësi dhe jeta e Breonna Taylor kishte rëndësi dhe jeta e Philando Castile kishte rëndësi dhe jeta e Tamir Rice kishte rëndësi”, tha ish-aktorja 38-vjeçare.

Tre personat e tjerë që përmend nga Markle u vranë nga policia amerikane gjatë gjashtë viteve të fundit.

Nuk isha e sigurt se çfarë mund të thosha. Doja të thosha gjënë e duhur dhe u nervozova se mos nxirrej nga konteksti. Po e kuptoj tani që gjëja më e gabuar që mund të them është të mos them asgjë.

Unë isha 11 ose 12 vjeç dhe kishte këto çrregullime të shkaktuara nga një akt i pakuptimtë i racizmit. Më kujtohet shtetrrethimi dhe mbaj mend kur shkova në shtëpi ndërsa pashë hirin që binte nga qielli, erë tymi dhe pashë që flakët mbështillnin ndërtesat … dhe ato kujtime nuk zhduken.

Më vjen shumë keq që ju duhet të rriteni në një botë ku kjo është akoma e pranishme. Por ka ende një rreze shprese, kemi parë policë që janë ndërgjegjësuar po shohim gjeste solidariteti, ne po shohim bashkësi që mblidhen dhe përpiqen të rikuperojnë”, u shpreh ish-aktorja.

SHKARKO APP