Vdekja e princit Philip, ja ç’do të ndodhë me mbretëreshën Elizabeth dhe familjen
Duka i Edinburgh, princi Philip ndërroi jetë mëngjesin e së premtes (9 prill) në moshën 99-vjeçare. Britania dhe e gjithë bota po nderon kujtimin e princit Philip përmes homazheve dhe ceremonive në përputhje me traditat e familjes mbretërore.
Që pas lajmit se bashkëshorti i mbretëreshës ka ndërruar jetë, pyetja që në mënyrë të natyrshme i vjen të gjithëve është: ç’do të ndodhë tani me mbretëreshën Elizabeth dhe familjen mbretërore?
Pasi ceremonive të lamtumirës, për 8 ditët e ardhshme, stafi i pallatit të Buckingham do të vëzhgojë në mënyrë formale vdekjen e tij ndërsa mbretëresha do të hyjë në periudhën e zisë, që nënkupton shkëputjen nga çdo punë dhe detyrë mbretërore. Çështjet shtetërore do të ndalen në respekt të humbjes së familjes mbretërore.
Institucionet ushtarake dhe vendet e veçanta, si “Downing Street në Westminster”, nderuan Dukën duke valëvitur të gjithë flamujt zyrtarë në gjysmë shtizë duke nisur që nga momenti i lajmit deri në momentin e funeralit. Ndryshe nga institucionet e tjera, flamuri në pallatin mbretëror nuk u ul në gjysmë shtizë për të simbolizuar vazhdimësinë e progresit të mbretërisë.
Sipas College of Arms, funerali i princit Philip do të zhvillohet në përputhje me dëshirat dhe traditat e tij. Thuhet se trupi i tij do të prehet në Windsor Castle, në një funeral pranë kishës St. George.