Vdes aktori i famshëm, gjendet pa jetë në apartamentin e të dashurës

Ylli i “Son of Anarchy”, Alan O’Neill është gjetur i vdekur në banesën e të dashurës së tij. Trupi i aktorit irlandez u zbulua të mërkurën në korridorin e apartamentit të saj.

Policia raporton se nuk ka dyshime për vrasje.

Raportohet se 47-vjeçari kishte probleme me zemrën, si dhe konsumonte shumë alkool dhe duhan. Ai ka nisur karrierën e tij si aktor në vitin 1997, por më së shumti është i njohur për rolin e tij si Hugh në “Son of Anarchy”. Alan gjithashtu ka marrë pjesë në serialin televiziv irlandez Fair City, komedine “Tim and Eric’s Bedtime Stories, si edhe në serialin britanik Inspector George Gently.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?