Vdes modelja që shijoi romancën me ministrin në mes të luftës

Modelja e njohur, Christine Keeler ka ndërruar jetë në moshën 75-vjecare, pasi humbi luftën me një sëmundje të gjatë. Ajo mori vëmendjen e të gjithëve pas romancës sekrete me ministrin e kabinetit, John Profumo në vitin 1961, pikërisht në kulmin e Luftës së Ftohtë. Keeler u diagnostikua me sëmundjen e mushkërive dhe qëndroi për disa muaj në spital ku humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Hampshire. Djali i saj Seymour Pratt konfirmoi se çështja Profumo ka patur ndikim të madh në jetën e nënës së tij.

SHKARKO APP