Veliaj për Berishën: Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisores së njohur Vjosa Berisha. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje, edhe pse e kishte luftuar, por mëngjesin e sotëm ajo humbi jetën.

Teksa ka postuar një foto të vjetër me Vjosën dhe bashkëshortin e saj, Veliaj shkruan: “Linde si dielli dhe mbete lart në qiell për të mos perënduar asnjëherë! Do na mungosh shumë! Lamtumirë Vjosa jonë e dashur”.

Vjosa Berisha ishte themeluese e festivalit PriFilmFest. E diplomuar në master të Arteve në Media dhe Komunikim nga Universiteti i Westminster, Londër në Mbretërinë e Bashkuar dhe me një diplomë pasuniversitare në Diplomaci Bashkëkohore nga Universiteti i Maltës, në Maltë, Vjosa Berisha ka pasur përvojë mbi 20 vjet në industrinë e filmit. Që nga viti 2013-të, Vjosa Berisha është gjithashtu anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

SHKARKO APP