Veliaj siç nuk e keni parë, në emision me çizme dhe me gjela deti (Foto)
Showbiz E Martë, 20 Korrik 2021 05:28
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shfaqur me një veshje tërësisht ndryshe nga sa e shohim në daljet e tij publike.
Në emisionin “Xing me Ermalin” ai është në studio i veshur me kominoshe dhe çizme të gjata, teksa para tij ecnin disa gjela deti.
Është dashur pak kohë për të normalizuar situatën, dhe për të larguar gjelat e detit nga studio, pas batutave mes kryebashkiakut dhe Ermal Mamaqit.