Vëllezërit korçarë-Klosit: Budallallëk me brirë që muzika përhap virusin

Përmes një postimi në Facebook, këngëtari korçar Stefi Prifti ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrin Klosi se virusi përhapet më shpejt nga valët e muzikës.

Postimin e ka shpërndarë edhe vëllai i tij Endri Prifti, duke ndarë të njëjtin shqetësim me të.

Ai shkruan se një gjë të tillë nuk e kishte dëgjuar më parë dhe se i duket një budallallëk me brirë.

“1 Tetor sot! Muaj te mbare ju uroj. E dime…! E kemi kuptuar te gjithe tashme..! Kohe te veshtira po kalojme! Por, qe muzika dhe valet e saj perhapin virusin, kete nuk e kishim degjuar kurre! Nje absurditet me brire! Cudira shqiptare! Zot, mbaju mendjen ketyre njerezve, qe flasin dhe perhapin ide te tilla, kunder natyres dhe vullnetit Tend. Tingulli ka lindur para fjales. Kete vereni veth ne vesh dhe mos abuzoni me ligjet e natyres dhe rendesine dhe bukurine qe ato kane. Muzika eshte dashuri, melodi, harmoni, ndjenje. Muzika te ben te gezohesh, te qash apo te dashurohesh. Me tinguj dhe muzike njeriu kercen dhe vallezon. Muzika te ben te forte! Te kalit vullnetin dhe te ben te studiosh pa fund. Ata qe studiojne muzike nder vite, padyshim qe kane nje intelekt per tu admiruar, e duan jeten, te bukuren, pasionin.”

Prifti thekson se fakti që ka dalë një virus nuk do të thotë që çdokush mund të dalë në media dhe të flasë broçkulla.

“Muzika te ben ti duash me shume njerezit, jeten dhe vendin tend. Muzika eshte shkence dhe eshte e lidhur ngushte me shume shkenca te tjera! Muzika eshte Art! Nje nder artet me te bukura qe ka krijuar njerezimi. Fakti qe doli nje virus (e krijuan sipas mendimit tim) dhe na kercenon edhe jeten nuk do te thote, se c’do kush mund te dale ne media dhe te flase brockulla te tilla, si “muzika dhe valet e saj perhapin virusin”! Qysh ne fillim te pandemise e ndjeva se, vec te tjerash, ky virus ishte kunder artit te muzikes, kunder argetimit e defrimit! Ok! Te gjithe pranuam kushtet dhe pasojat! Kemi afro 8 muaj pa pune dhe askush deri tani nuk ka folur per qindra artiste te papune!”

Prifti shton se askush nuk e di se kur do të kthehet në normalitet profesioni i muzikantit.

“Askush nuk eshte interesuar per ta dhe familjet e tyre mbas kaq shume kohe! Ceshte me e keqja, askush nuk e di, se kur do rikthehet ne normalitet ky profesion! Te qenit muzikant! Kengetar, instrumentist, fonist etj. Mesa kuptoj do duhet shume kohe akoma! Per me teper kur degjon edhe deklarata te tilla nga ministra, si ato qe citova me lart! Si nuk ju ra njehere ndermend te pyesin? Si jeni? Si po kaloni? A mundeni per me tej..? Jo..! Asnjehere! Kane zgjedhur heshtjen… HARRESEN! Nuk ka me keq, se kur nje shtet, qeveri apo ministri pergjegjese, harron artistet e vet dhe i le menjane sikur te mos kene egzistuar kurre! Ne do jetojme edhe pa ju te pafytyre qe e keni mendjen vetem ne listat tuaja te hapura apo te mbyllura, por kurre nuk do ju lejojme te perhapni ide te tilla kunder muzikes dhe tingullit.”

SHKARKO APP