Vëllezërit korçarë: Me Artiolën jemi sqaruar

Të ftuar në “Wake Up”, vëllezërit korçarë kanë reaguar edhe për konfliktin e pak kohëve më parë, që kanë pasur me kolegen e tyre, këngëtaren e mirënjohur Artiola Toska. Ata u shprehën se ajo ka qenë një mike shumë e mirë e tyre, edhe pse kohët e fundit nuk janë takuar.

Ndërkohë që parashikojnë, pse jo, edhe të kenë bashkëpunime mes tyre.

Vëllezërit korçarë u shprehën dashamirës për muzikën e këngëtares nga Tirana, por kanë sqaruar se muzika që ajo bën duhet t’i përshtatet shfaqjeve në të cilat ajo merr pjesë.

Konflikti mes këngëtarëve lindi një vit më parë, kur vëllezërit korçarë kritikuan publikisht pjesëmarrjen e këngëtares në ”Këngën Magjike”, me këngën “Mirëmëngjes Dashni”.

SHKARKO APP