Versace zbulon se nuk do të përdorë më gëzofin në dizenjot e saj
Shtëpia italiane e modës Versace ka njoftuar se nuk do të përdorë më gëzof në dizenjot e saj.
Stilistja Dontatella Versace tha se nuk do të pranojë që të vriten kafshët për ë bërë modë.
62-vjeçarja, e cila mori drejtimin pas vrasjes së të vëllait dhe themeluesit të kompanisë Gianni Versace në vitin 1997, gjithashtu la të nënkuptohet se mund të largohet nga pozicioni i saj, duke thënë se ‘ndryshimi është i nevojshëm’.
Në një intervistë për revistën ‘1843’, Donatella tha: “Unë nuk dua të vrasin kafshët për të bërë modë. Nuk është e drejtë.”
Markat që përfshijnë Gucci, Giorgio Armani dhe Hugo Boss tashmë kanë gëzof në koleksionet e tyre.
Versce përdori gëzofin në psarelë në shkurt, kur prezantoi koleksionin vjeshtë/dimër në Javën e Modës në Itali.
Donatella nuk tha se kur do të jetë data e saktë kur do të dalë nga përdorimi por pritet që të jetë viti i ardhshëm.