Veshja e pazakontë e Briseida Shehajt, rrëmben vëmendjen e mediave (FOTO)

Ish-Drejtoresha e Tatimeve, u kthye në një nga personazhet më të përfolura të këtij viti për shkak të pamjes së saj gjatë një konference për shtyp.

E veshur thjesht, me një këmishë të bardhë dhe pa make-up, Briseida Shehaj u bë subjekt i kritikave, por pati dhe nga ata që e komplimentuan thjeshtësinë e saj.

Duket se për ish-misin, veshja pa shumë komplikime dhe praktike, është pjesë e stilit të saj. Ajo është shfaqur ndryshe në festën e fundit të organizuar nga Partia Socialiste.

Me xhinse, me një bluzë sportive gri, flokë të kapura dhe pa make-up, Briseida nuk e ka menduar gjatë çfarë do të vishte në festë. Duket se ish-drejtoresha ndihet mirë me veten edhe kështu, pasi në çdo fotografi, shfaqet duke qeshur dhe duke shijuar momentet me kolegët e saj.

Në këtë mënyrë na jep dhe neve një mësim të mirë, duke në lënë të kuptojmë se ndonjëherë shkëlqimi dhe takat e larta, janë të panevojshme.

 

SHKARKO APP