Veshjet që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj këtë verë

Dëshira për t’u ndjerë të çliruar në verë, në kuptimin e plotë të fjalës, është më e fortë se çdo vit tjetër. Me shpresën se ditët e izolimit janë drejt fundit, bëhuni gati për të shijuar verën në çdo formë. Le ta fillojmë nga veshja. Nëse do të blini gjëra të reja, sigurohuni të jenë lino.

Do të ndiheni të lirë, komod, klas dhe të veshur mirë. Duke e ditur që edhe blerjet mund të jenë të kufizuara këtë vit, përqëndrohuni në tre elementë kryesorë veshjesh:

Një palë pantallona të gjata/shkurtra lino, një fustan, një këmishë që kombinohet me gjënë e parë që të kalon para syve.

Për më tepër, kujtoni që ky material nuk njeh trende dhe as kohë. Do t’i keni për shumë gjatë në garderobë, prandaj shpezimi ja vlen.

SHKARKO APP