Vetëvrasje, Billie Eilish flet hapur për ditën që…

Billie Eilish dha një intervistë për ”The Gayle King Grammy Special”, foli për dëshirën për t’u vetëvrarë që përjetoi në Berlin në 2018-n. ”Isha kaq e palumtur. Isha e palumtur dhe pa jetë”. Ajo foli për një moment të errët në Berlin dhe tha: Më kujtohet një rast që isha në Berlin, isha vetëm në dhomë dhe mbaj mend dritaren ngjitur meje. Mbaj mend që po qaja sepse thoja kështu do të vdes, do ta bëj”.

Këngëtarja pranoi se rreshti “dua t’i jap fund vetes” në këngën “bury a friend,” dikur kishte kuptim të mirëfilltë. “Është një fragment në një nga këngët e tua kur thua se do t’i japësh fund vetes. Kur e dëgjova, shpresova mos ta kishe vërtet për veten,” tha gazetarja. Billie iu përgjigj. “Për veten e kisha, por edhe rimonte.”

Sidoqoftë, 18-vjeçarja që është nominuar për gjashtë çmime Grammy këtë vit, ka folur dhe më parë për depresionin dhe lëndimin e vetes. Billie thotë se tani u gjendet pranë fansave që kanë probleme me shëndetin mendor dhe i nxit të mos bëjnë diçka që s’e zhbëjnë dot.

SHKARKO APP