Vetëvritet ‘Zombie Boy’, modeli i famshëm i klipit të Lady Gaga-s (Foto)

Modeli Rick Genest i njohur si ‘Zombie Boy’ është vetëvrarë ditën e djeshme. Modeli u bë i njohur pas pjesëmarrjes sw tij në videoklipin “Born this way“ të këngëtares Lady Gaga, por edhe për karrierën e tij si model i stilistëve të famshëm.

Ai njihej për tatuazhet e shumta me të cilat kishte mbuluar gjithë trupin. Ato që dallonin më shumë ishin tatuazhet e tij në fytyrë. Modeli 32-vjeçar vuante nga probleme me shëndetin mendor dhe mendohet se ky ka qenë shkaku i vetëvrasjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
View image on Twitter

Këngëtarja Lady Gaga është shprehur në Twitter e shokuar nga kjo ngjarje. “Vetëvrasja e mikut tim, Rick Genest, Zombie Boy, është më shumë se shokuese. Duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, të sjellim shëndetin mendor në qendër të vëmendjes dhe të flasim më shumë për të. Nëse je duke vuajtur fol me familjarët ose me një mik. Duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin,” –ka shkruar këngëtarja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në postimin e tij të fundit në Instagram, modeli ka postuar një foto të një pamjeje të errët dhe një rreth drite në qendër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?