Vezët e Pashkës, sfida e re e banorëve të “Big Brother”
Pas zarfit të zi, një zarf i bardhë mbërrin në shtëpinë e “Big Brother”. Një mënyrë origjinale për të uruar Pashkën për banorët, nga Vëllai i Madh dhe Ovvital.
Kur situata në shtëpinë e “Big Brother ” ende nuk ka hyrë në rrjedhën e saj normale pas përjashitmit të Eglës, një zarf i bardhë njofton banorët për një sfidë nga Ovvital, sipas së cilës banorët do të zbukurojnë secili me idenë dhe artin e tij një vezë për Pashkët.
Loja konsiston në faktin se dizajnimi të jetë sa më personal dhe i gjallë. Pasi ta kenë zbukuruar, secili duhet të kujdeset për vezën duke e mbajtur me vete. Ata duhet të jenë të kujdesshëm që veza të mos thyhet, pasi çdo pakujdesi do të reflektojë në buxhetin e javës që vjen. Një rregull tjetër i lojës është që pasi të këndojë gjeli në secili nga banorët duhet të dërgojë vezën e zbukuruar për Pashkë, në folenë që ndodhet në oborr, për një pushim dhe t’i rimarrin pasi t’i këndojë gjeli.
Banorët kanë filluar sfidën me shpresë se do të mund të ruajnë pa thyer vezët dhe të pacenuar buxhetin e javës.
View this post on Instagram
Koha Jonë