Victoria Beckham mikesha e re e Meghan Markle
Meghan Markle është transferuar kohët e fundit në Londër për të jetuar në Kensington Palace me Harry, dhe si të gjitha gratë në botë që duhet të fillojnë jetën nga fillimi në një qytet tjetër, ajo e gjeti veten duke kërkuar një numër të tërë adresash të reja dhe personazhesh të besueshme. Me pak fjalë, me siguri nuk mund të vazhdojë të presë flokët në Toronto, apo jo? Victoria Beckham i parapriu nevojës së saj, që sipas disa burimeve i ka dhënë një listë specialistësh të ardhurës së re, të gjitha të testuara dhe miratuar në lëkurën e saj.
Lindja e një miqësie
“Ato i shkruajnë rregullisht njëra tjetrës dhe po forcojnë marrëdhënien e tyre, pasi Victoria i tha Meghanit të vizitojë Sarah Chapman, e cila sipas saj është vendi më i mirë për trajtimet e fytyrës. Ajo i besoi dhe e vlerësoi këshillën. Tani po mendon të provojë të njëjtën parukiere të Viktorias për periudhën e Krishtlindjeve”- vazhdon burimi.
Kush është Sarah Chapman? Një sesion prej 90 minutash në Chapman kushton rreth gati 680 euro dhe për të pasur një takim ju duhet të prisni të paktën gjashtë muaj në listën e pritjes. Falë fjalës së mirë të Viktorias, Meghan ka shijuar trajtimin.
Mikesha të mëdha në fshehtësi
Sipas asaj që u zbulua nga The Sun, bashkëshortja e ardhshme e Harry-t duhet t’i jetë mirënjohëse ish-Spice Girl, e cila po e fut atë në jetën londineze. “Meghan është shumë mirënjohëse ndaj Viktorias për këshillën e saj dhe ajo duhet ta falënderojë atë për paraqitjen e saj tek miqtë e rinj në Londër,” zbulon një i brendshëm i rrethit. Për momentin, të dyja preferojnë të mbajnë një profil të ulët.
Strategjia e Victorias
Është e qartë se miqësia e ish Spice Posh nuk është tërësisht painteres. Me shpalljen e dasmës së Meghan dhe Harry ka nisur tashmë lufta për stilisten që do të krijojë fustanin e dasmës dhe Viktoria dëshiron të jetë e sigurtë se ka një shans. Në fund të fundit, është një stiliste britanike dhe dihet se në aty e duan patriotizmin në këto raste. Veshja e gruas së ardhshme të Harry do të ishte një arritje e madhe për shtëpinë e saj të modës, e cila me siguri do të kishte një rritje të ndjeshme shitjesh.
Krishtlindje në Buckingham Palace
Lajmi i miqësisë së re vjen pas njoftimit të vizitës së parë zyrtare të Meghan në Buckingham Palace për një darkë para Krishtlindjeve. Në fakt, zyrtarët kanë thënë se ata do të duhet të mirëpresin aktoren dhe 50 familje mbretërorë të tjera. Kjo do të jetë një mundësi për të që të njohë gjithë familjen e Harry, duke përfshirë edhe të afërmit më të largët, para dasmës. Por kjo nuk mbaron këtu, sepse duket se edhe Meghan do të kalojë Krishtlindjet me Harry, William, Kate dhe Mbretëreshën, gjatë festave në Sandringham. Një përjashtim nga rregulli, pasi zakonisht vetëm burrat dhe gratë e mbretërisë mund të marrin pjesë, por duke pasur parasysh transferimin e të dashurës, Harry do t’i kishte kërkuar gjyshes të mbyllte një sy.