Victoria Beckham relaksohet në pishinë, këmbët rrëmbejnë vëmendjen
Djali i i Victoria Beckham, Brooklyn ka postuar një fotografi të stilistes 42-vjeçare që shihet e mbështetur në një pishinë mbrëmjen e kaluar. Por, fansat e saj nuk mund të mos flisnin për këmbët e saj. Në shikimin e parë, fotoja joshëse tregon Viktorian duke qeshur dhe shikuar drejt kamerës, ndersa mbante një gotë në dorë. Megjithatë, fansat e saj e panë drejtpërdrejtë dhe vunë në dukje pozicionin e çuditshëm të këmbëve të saj. “A jam i vetmi i hutuar me këmbët e saj që duken të çuditshme?”, ka shkruar një ndjekës i saj. “A janë ato një palë këmbë? Unë nuk mund ta kuptoj atë. Nuk mund të jetë mamaja juaj atje në atë kënd të çuditshëm”, pyeti një tjetër adhuruese e zhgënjyer. Brooklyn, 18-vjeçar, është duke studiuar në shkollën Parsons të dizajnit dhe ka pranuar se nuk ka kaluar shumë kohë me familjen e tij.
KOHA JONË SONDAZH

