VIDEO/ ”Big Brother”, Luizi dhe Kiara kërkojnë një vend pa kamera për tu puthur
Në ”Big Brother”, ka edhe dashuri. Kiara dhe Luizi edhe ditën e sotme e nisën me puthje e përqafime. Ata gjetën një cep, që pretendonin se nuk kishte kamera, për tu puthur pa u parë nga teleshikuesit.
Duke folur me batuta, Luizi i tha Kiarës të futej te lulet që të putheshin aty. Përqafimi dhe puthjet mes tyre zgjatën për disa sekonda e më pas ata u bashkuan me pjesën tjetër, që ishin ulur në tavolinë për të shijuar kafen e mëngjesit.
Në tre javët e fundit, Kiara e ka thyer “akullin” mes saj dhe Luizit, dhe është afruar më shumë me këtë të fundit. Shpesh herë ditët në shtëpi nisin me përqafime dhe po me dashuri mbyllen në mbrëmje.