VIDEO/ Blerim Destani mban ‘peng’ Noizyn, shkak bëhet një bast i humbur…!

Reperi i famshëm shqiptar, Noizy, duket se nuk di të ndalet. Brenda hapësirës së më pak se 10 ditëve ka publikuar dy këngë, “Dje dhe Sot” në bashkëpunim me Ledri Vulën, dhe më pas këngën “Bora” i vetëm.

Por vetë tre javë pas këngës së tij të fundit, reperi më i dashur për shqiptarët ka gati një tjetër këngë të re. Të gjitha etapat janë përfunduar dhe kënga është gati dhe e shoqëruar më videoklip.

Madje kanë filluar të qarkullojnë edhe ‘trailerat’ paralajmërues, por kënga nuk po del dhe ende nuk ka një datë të sigurt se kur do të publikohet.

Por sot është mësuar diçka më shumë mbi arsyet e kësaj vonese. Ai që ka hedhur dritë ka qenë vetë Noizy dhe këtë e ka bërë nëpërmjet publikimit në rrjetet sociale të një pjese të shkëputur nga videoklipi i këngës së re.

“Njerëz sinqerisht këtë këngë e ka Blerimi në dorë, për shkak se kam humbur 1 bast”, sqaron Noizy. Ende nuk është zbardhur se për çfarë basti bëhet fjalë, por gjithsesi publikimi i këngës pritet të ndodhë së shpejti. /SYRI.net/

SHKARKO APP