VIDEO/ Çani ‘nuk përmbahet’, zhvesh të ftuarën…

Big Mama njihet si një ndër këngëtaret me më pak komplekse në showbiz-in shqiptar.

Ajo ishte mbremjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, nga ku foli për jetën private dhe operacionin në stomak. Por ndryshe nga shumë personazhe të tjerë, Big Mama ishte veshur me golf dhe tha se e ka veshur për shkak të problemeve që i ka shkaktuar humbja e peshës.

“Unë kam ardhur e veshur me golf, sepse kam humbur peshë dhe nuk i kam në gjendje të mirë për t’i ekspozuar. Pasi t’i bëj edhe unë ndërhyrjet dhe t’i zmadhoj do t’i ekspozoj. Po edhe pse janë varur pak, prap të mira i kam”, tha Big Mama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë emisionit këngëtarja foli edhe për ndarjen dhe ndërkohë që drejtuesi i emisionit Arjan Çani dramatizonte ngjarjen, këngëtarja qeshte. Me shaka ajo shtoi duke qeshur se ‘nuk qan për të vjetrin pasi ka gjetur tjetrin’.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë kam pak kohë që jam ndarë. Po çfarë të bëj unë tani? Unë kam gjet tjetrin, s’do qaj për atë të vjetrin” shtoi këngëtarja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?