VIDEO/ ”Çift gjithë jetën me Luizin”, gjyshe Leta mbron Kiarën dhe ironizon banorët e Big-ut: Dje të dilnin
Kiara Tito, moderatorja bukuroshe e cila garën në “Big Brother Albania 2” e la në ditën e 91 pas një përballje ”kokë me kokë” me Oltën, që pas daljes është aktive në Instagram dhe vëmendja e fansave është aty.
Sot ajo ka postuar dy video në instastory, ku shihet teksa ndjek të dashurin e zemrës dhe është në shoqërinë e gjyshes së saj, Letës. Kjo e fundit uron që mbesa e saj të jetë çift me Luizin gjatë gjithë jetës, kurse Kiara i kërkon që të mos shqetësohet se çfarë thonë të tjerët.
Gjyshja me të qeshur, thotë se banorët duhet të dalin nga shtëpia se nuk kanë se çfarë japin më shumë aty. Kiara e shoqëron me të qeshur ironike. Nga video-t u ”zbulua” një detaj i bukur, Kiara ka vënë foton e saj dhe të Luizit mbi tavolinë.
Gjyshja: Ty dhe Luizin çift gjithë jetën!
Kiara: Mos u mërzit o Leta se kështu e kanë njerëzit!
Gjyshja: E kanë e kanë, por ta dinë se kush je ti! Kiara Tito.
Kiara: O të keqen, nëna ime më e bukura në botë.
Gjyshja: Unë të jem si këta nuk rri, për Zotin.
Kiara: Pse!
Gjyshja: Po ca do marrin më, ca do fitojnë? Unë kisha ikur, që mbrëmë kisha ikur.