VIDEO/ Dorë për dore dhe të dashuruar, Princ Leka dhe e dashura dalin në publik

Princ Leka II pas lajmit për divorcin me Elia Zaharian, tashmë lidhjen e re me fotografen Blerta Celibashi po e tregon edhe në publik, e madje dorë për dore. Blerta Celibashi nuk është më një emër i panjohur për publikun shqiptar. Ajo që para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës.

Dyshimet për ndarjen e Princ Leka dhe aktores Elia Zaharia kishin nisur prej kohësh me detajet që zakonisht sinalizojnë ndarjen e personazheve publikë. Prej kohësh, çifti nuk shfaqej më bashkë në evente dhe ngjarje të ndryshme.

Princi Leka u njoh me Elian në vitin 2008. Ata u fejuan në Paris në vitin 2010 dhe u martuan në Tiranë, në Pallatin Mbretëror, më 8 tetor 2016. Ata u bënë prindër të vogëlushes Geraldinë më 22 tetor 2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?