VIDEO/ Dua Lipa si aktore, shfaqet sensuale në trailerin e filmit ”Argylle”

Traileri për filmin e shumëpritur Argylle u publikua të enjten. Dua Lipa ishte surpriza, duke u shfaqur bionde, së bashku me një kastë të mbushur me yje për filmin Apple Original dhe Universal Pictures nga regjisori i Kingsman Matthew Vaughn, i vendosur për t’u shfaqur më 2 shkurt 2024. Këngëtarja me origjinë shqiptare shihet me një minifustan ari ndërsa merr rolin e të dashurës së Henry Cavill në debutimin e saj në aktrim.

SHKARKO APP