VIDEO/ ”Duje” jehonë në Izrael, Albina dhe familja Kelmendi befasojnë publikun
Festivali “Eurovision 2023” do të mbahet në muajin Maj në Liverpool të Britanisë së Madhe dhe në garë janë 37 shtete. Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Albina dhe familja Kelmendi. Artistët kanë nisur një tur promovues, dhe kënga “Duje” është kthyer në hit në Izrael.
Mbrëmë në “Israel Calling”, publiku e shijoi këngën në maksimum, duke u krijuar një atmosferë e paparë me duartrokitje dhe brohoritje për Albinën dhe familjen Kelmendi, që po merr zemër para garës së madhe.
Kënga ”Duje” ka tematikë familjen, dhe thirrjen për ta mbajtur atë dhe të mos të ndahemi për një fjalë. ”Familja është e shenjtë dhe ne duhet ta ruajmë, nënën, babanë, vëllain, motrën, kushërinjtë, shoqërinë, pra familja si koncept jo çifti, ato janë drejt të secilit, siç vendosin të martohen edhe ndarja vjen nga e drejta e secilit prej nesh”, ka thënë Kelmendi në një intervistë për RTSH-në.