VIDEO/ Eurovision 2024, kryeministri Rama thirrje shqiptarëve: T’i japim Besës mbështetjen tonë

Shqipëria përfaqësohet në festivalin europian të këngës, ”Eurovision Song Contest 2024” me këngëtaren Besa Kokëdhima, e cila do të performojë e 2-ta në skenën magjike, më 9 maj që është gjysmë-finalja e dytë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Instagram “Titan”-in e Besës, duke u bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin dhe ta votojnë atë në kampionatin europian të këngës.

“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, shkruan Rama.

Të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmë-finalen e dytë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

SHKARKO APP