VIDEO/ ”Eurovision 2025”, shtetet që kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre

”Eurovision Song Contest 2025” është drejt muajve të netëve finale. Deri më tani, vetëm pesë shtete kanë përzgjedhur përfaqësuesit e tyre për garën evropiane muzikore dhe ato janë: Shqipëria, Qipro, Çekia, Mali i Zi dhe Holanda.

Shqipëria do të përfaqësohet në Eurovision nga grupi Shkodra Elektronike, me këngën “Zjerm” pas triumfit në Festivalin e Këngës në RTSH. Mali i Zi do të përfaqësohet nga artistja Nina Zizic, Qipro ka zgjedhur si përfaqësues të tyre këngëtarin Theo Evan, Çekia përfaqësohet nga ADONXS derisa Holanda ia ka besuar kompeticionin artistit Claude.

Eurovision është një ngjarje muzikore që ka fituar popullaritet dhe ka krijuar tradita të forta që prej fillimit të tij në vitin 1956. Festivali është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar kulturën dhe talentet muzikore të secilit vend pjesëmarrës dhe ka një ndikim të jashtëzakonshëm në industrinë e muzikës ndërkombëtare.

Shkodra Elektronike - Zjerm | 🇦🇱 Albania | National Final Performance #Eurovision2025

SHKARKO APP