VIDEO/ Eurovision, këngëtarja nga Israeli sonte do të përjetojë ma*thin e jetës. Turma në sallë: Liri Palestinës
Eden Golan përfaqëson Izraelin dhe do të këndojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të festivalit ”Eurovision Song Contest”, por do të përjetojë momentin më të keq, një mankth që do ta përndjekë. Kjo pasi dje gjatë provave ajo u ngacmua dhe u fishkëllye nga publiku.
Gjatë performancës së saj përpara daljes finale sonte, përfaqësuesja e Izraelit u fishkëllye nga publiku i gjerë dhe një pjesë e madhe bërtisnin herë pas here: “Liri Palestinës”. Ende pa filluar madje performanca kishte reagime të forta nga publiku që shkuan në stadium.
Pamjet e paraqitjes së saj në prova po bëjnë xhiron me të madhe në rrjetet sociale. Një bojkot i madh u nis muaj më parë për mos lejimin e Izraelit në Eurovision këtë vit si pasojë e luftës në Gaza. Protesta të mëdha priten sonte jashtë arenës si shenjë revolte ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në festivalin evropian.
https://twitter.com/noztheboss/status/1788306997739180209