VIDEO-FOTO/ U skualifikua nga nata finale e festivalit, shpërthen këngëtarja: U deshën 5 …

Mbrëmjen e sotme do të mbahet finalja e madhe e Festivalit të Këngës në RTSH, ku do të zgjidhet dhe artisti që do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin e Eurovizion vitin e ardhshëm.

Produksioni së fundmi ka bërë publike listën e këngëve të kualifikuara për në finale dhe duket se artistët që nuk janë përzgjedhur nga komisioni nuk e kanë pritur aspak mirë një gjë të tillë.

Një ndër artistët që kanë reaguar lidhur me këtë çështje ka qenë Xhesika Polo, e cila ka shprehur irritimin dhe trishtimin e saj për vendimin e komisionit për të lënë jashtë finales këngën e saj.

“Doja t’ju komunikoja se juria e Festivalit të Këngës në RTSH vendosi,që unë të mos jem pjesë e finales së madhe.

Jam shprehur shumë mirë për këtë festival këtë vit, me nota optimiste. Kënga ime ‘Përjetë’ është pritur shumë mirë edhe nga mediat e huaja,por u deshën vetëm 5 anëtarë jurie që t’ja ndërprisnin rrugëtimin!

Unë nuk kam pse tregohem modeste për vlerat e mia, sepse faktet flasin vetë. Kam 5 vlerësime dinjitoze nga ‘Kënga Magjike’ dhe mijëra njerëz që besojnë në talentin dhe potencialin tim.

Çdo gjë e kam arritur me pastërti dhe shumë shpirt dhe kur je përballë një episodi kaq të shëmtuar,të vjen të qash,të bërtasësh,të shash por nuk ja vlen.!

5 njerëz mund të kenë në dorë një festival, ama kurrë nuk do të kenë fuqinë të mposhtin një talent, një shpirt të lirë e një këngëtare që nëpër vena i rrjedh gjak i pastër me zero kompromisa që nuk i kanë hije ARTIT!

Shpirti më dhemb kur i shkruaj këto fjalë se nuk dua të tregohem e fortë kur të tilla gjëra të lëndojnë,kjo këngë ishte bërë me shumë dashuri nga vëllai im Marko Polo, të cilit dua t’i them vetëm që mos lejo askënd të të zvogëlojë sepse ke një talent gjigant! Pafund bërryla kam marrë unë që kur e kam nisur karrierën time, 15 vjeçe, ama nuk kanë bërë asgjë veçse më kanë hapur sytë e më kanë forcuar kockat!”-ka shkruar Polo në rrjetet sociale.

SHKARKO APP