VIDEO/ Gjesti më në fund ka disa fjalë për ”miqtë”: Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime
Pas muajve që folën për të, duke hedhur baltë dhe tentuan që ti prishnin imazhin, Gjesti, fitues i ”BBVA4” ka vendosur të reagojë përmes disa videove të ndara në Instagram Story. Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që i ka quajtur dikur shokë. Me tone të drejtpërdrejta, Gjesti tha se së fundmi është etiketuar me fjalë të rënda si “rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues”. Por sipas tij, këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë. “Unë kam dy-tre shokë dhe ata nuk më hidhërohen për gjëra të kota. Shokëve të mi nuk ua fus, u ndihmoj dhe më ndihmojnë, nuk dalin nëpër portale për të bërë lajme e as nuk prishen me mua pse ua heku follow-in’‘,-u shpreh ai.
Në një moment, ai u rikthye edhe te periudha kur ishte pjesë e “Big Brother”, duke zbuluar se kishte pasur mundësi t’i përmendte emrat e disa njerëzve dhe t’u shkatërronte jetën private përmes asaj që dinte për ta, por nuk e bëri kurrë. “Nuk e kam pasur kurrë qëllim të përmend emra. Gjithmonë kam folur vetëm për jetën time, për atë që unë kam përjetuar”,– tha Gjesti, duke hedhur poshtë akuzat se ka përdorur emra të tjerë për vëmendje.
Ai foli edhe për periudhat e vështira të jetës, duke treguar se në momente kur ka kaluar depresion dhe nuk ka pasur as bukë për të ngrënë, shumë prej atyre që sot flasin për të nuk kanë qenë pranë. Gjesti thekson se nuk ka ndërmend të zbulojë asgjë nga jeta e tij personale. ”Nuk dua të flas për jetën private. Dua që të mbetet e tillë. Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime”.
KOHA JONË SONDAZH

