VIDEO/ “Jam shqiptar”, YouTuberi botëror takon Ramën. Videoja merr mijëra shikime në pak orë

Youtuber-i i famshëm amerikan me miliona shikime kudo në rrjete sociale, i njohur si IShow Speed ka vizituar sot Shqipërinë. Në një transmetim në faqen e tij në Youtube, ai shihet duke shëtitur rrugëve të Tiranës. Shumë të rinj atje janë parë duke i dalë në pritje youtuber-it me emrin Darren Jason Watkins. Në fund, ai është parë duke vizituar zyrën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, ku e bëri edhe shqiponjën. “Edi Rama çkemi, më jep një përqafim”,-thotë ai, dhe më tej i shprehet se ”Jam shqiptar”. Videoja e tij për 3 orë është parë nga 500 mijë njerëz.

irl stream in Albania 🇦🇱

SHKARKO APP