VIDEO/ Kastro Zizo reagon për herë të parë pas censurës në festival, ja si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi me anë të një statusi censurën që i ishte bërë këngëtarit Kastro Zizo në festivalin e fundvitit në RTSH. Për herë të parë pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i vetë Kastros, i cili me anë të telefonit ka folur për emisionin “You & Me” në Energy Radio.

Pikë së pari këngëtari akuzoi fortë anëtarët e jurisë të cilët merren me përzgjedhjen e këngëve si  Luan Zhegu, Markelian Kapedani, Edmod Rrapo, dhe Sokol Marsi ku sipas tij duhet të kishin dalë tashmë në pension. Kastro u shpreh i revoltuar edhe për faktin që kjo po përdorej politikisht, ku hodhi poshtë zërat se ai vetë i kishte dërguar mesazhin Sali Berishës.

I pyetur nëse arsyeja e mospranimit të këngës së tij në Festivalin e RTSH-ës ishte frika se mos Kastro dilte fitues, ai tha se nuk mendonte se do të ishte fitues. Por, sipas tij arsyeja e vërtetë është censura që politika po përpiqet të vendosë mbi median.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kastro tregoi se kompozimin e këngës se ka bërë Diana Ziu dhe tekstin e ka shkruar vajza e saj, psikologia Denada Toçe. Kënga i dedikohet të gjithë atyre që po largohen pa shpresë nga vendi për një jetë më të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?