VIDEO/ Klajdi Haruni kujton bashkëpunimin e parë me Florin
Klajdi Haruni këngëtari që u bë i njohur me këngën ‘Mamica’ është një nga këngëtarët më të dashur për publikun shqiptarë.
Gjithashtu është dhe miku më i mirë i kantautorit Flori Mumajesi miqësi e cila është e hershme.
Kanë kaluar 4 vite nga publikimi i këngës së parë me titullin “Lutem unë sot” dhe Klajdi ka shkruar pak fjalë për projektin në fjalë dhe punën me Florin.
“E dua aq shumë këtë këngë. Është dashuri e parë, është nga ato këngët që nuk vdes kurrë sado vite të kalojnë… Ndihem shumë me fat Flori Mumajesi që këndoj muzikën tënde, muzikën që buron nga shpirti, pa shumë filozofi, me fat që e kam nisur me ty këtë rruge, që mësoj e rritemi çdo ditë, në ditë të mira, por edhe kur ditët janë të vështira, ne jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin”,-ka shkruar këngëtari.
KOHA JONË SONDAZH

