VIDEO/ Leo rifutet në shtëpinë e Big Brother dhe nominon veten. Zbulohet supriza

Këngëtari i njohur Leonard Gashi, gjysmëfinalisti i ”Big Brother Kosova Vip 3”, vijon të jetë një nga emrat më të komentuar dhe një nga banorët më të pëlqyer nga publiku. Sot ai ka treguar përmes disa video-ve se është rifutur në shtëpinë ku qëndroi për 3 muaj. Me një video nga dhoma e rrëfimit, Lela e cila është bashkë me të dhe një nga banoret më të dashura nga publiku, e pyet se kë do të dërgojë në nominim, kushti është vetëm një emër. Këngëtari thotë veten, sepse ka kohë që nuk ka publikuar një këngë të re, por nga ana tjetër kënga e re është gati dhe sot kanë nisur edhe xhirimet për videoklipin. Burime bënë me dije se një pjesë e klipit do të jetë brenda në shtëpinë e BBVK3 dhe pjesë e klipit do të jetë gjithashtu edhe Lela. Do të jetë një këngë që e rikthen Leon në skenë dhe nga ndjekësit e tij të zjarrtë ky projekt pritet me shumë dëshirë.