VIDEO/ Mbreti Charles thyen rregullin mbretëror për të marrë një puthje

Mbreti Charles theu rregullin e mbretërisë, dhe kjo për të marrë një puthje. Edhe pse monarkia britanike njihet për rregullat striktë, kjo s’e ka ndaluar Charles që gjatë vizitës së tij në Channel Island, të bisedonte me një grua 91-vjeçare, të quajtur Kathleen Moriarty dhe më pas, ta lejonte atë ta puthte në faqe.

Në një video, tashmë virale në X, Charles shihet duke biseduar me një grua nga turma. Më pas, me një veprim surprizues, Charles lëviz qafën dhe i afron faqen gruas së moshuar, e cila e puth në faqe.

“Të lutem, mund të të jap një puthje?” dhe ai më dha faqen. Thjesht e bëra. As nuk e planifikova, por e shijova. Ai është shumë i dashur dhe shumë i mirë, jam e kënaqur. Mendova se kur mund ta bëjnë gjithë gocat e bukura dhe të reja, mund ta bëjë dhe kjo zonjusha e vjetër në moshë”, tha ajo duke qeshur.

SHKARKO APP