VIDEO/ Më në fund! Ronela Hajati zbulon raportin me Young Zerkën
E shtuna solli në “Një kat më lart” të tjerë personazhe në shtëpinë e fundjavës.
Moderatori Ermal Peçi mirëpriti Ronela Hajatin e cila së fundmi ka prezantuar për ndjekësit e saj, klipin më të fundit.
Lajmet rreth këtij projekti, por edhe jetës së saj personale kanë marrë shpesh vëmendjen e mediave roze.
Raporti i Ronelës me Young Zerkën prej kohësh diskutohet edhe pse deri të shtunën nuk kishim ende një konfirmim.
Ermali e pyeti rreth një komenti që ajo bëri te foto e këngëtarit ‘Mine’ e cila ndezi debatet online. A u pendua ajo që i shkruajti ‘Mine’?
E pranon ajo që janë në një lidhje?

“Unë ashtu i shkruaj edhe shokut tim, Jurgenit. Pse nuk merren portalet me të? E kam shok, e kam vëlla, i them të dua, pse s’merren me të? – tha Ronela, teksa Ermali ndërhyn direkt duke i thënë se s’mund të lidhet me vëllain… teksa përgjigja e saj shkakton të qeshura pafund:
‘Edhe Zerkën vëlla e kam, po vëlla (qeshin të dy)”
Duke vijuar shakanë e saj, Ermali e pyet nëse të dy bezdisen nga shkrimet rreth tyre ndërsa ajo thotë se nuk e vrasin mendjen. Mos më thuaj që edhe Zerka të shikon si motër, e ripyeti Ermali…
‘Unë kam edhe pamjen, jam si tip motre (qesh) Unë nuk pohoj as mohoj, nuk dua”.
Pse ka marrë këtë vendim? A bëhet ajo xheloze për vajzat në klipet e Young Zerkës? A i zgjedh ajo? Përgjigjet i merrni pas minutës së 15-të të videos.
KOHA JONË SONDAZH

