Video me përmbajtje erotike, këngëtarja dënohet me dy vite burg

Këngëtarja egjiptiane e pop-it thuhet se është dënuar me dy vite burg, pasi publikoi një videoklip me përmbajtje erotike që “nxiti shthurjen”. Shima, emri i së cilës është Shaimaa Ahmed, është gjobitur gjithashtu me 420 pound nga një gjykatë në Kajro sipas mediave lokale. Ajo u shpall fajtor për nxitjen e shturjes dhe publikimit të një klipi të pahijshëm. Menaxheri, Mohamed Gamal mori të njëjtën dënim dhe të dy mund të ankohen kundër vendimit. Në këngën “I Have Issues”, Shima shfaqej duke kërcyer përpara një kalse me burra, duke derdhur qumësht mbi një banane përpara se ta konsumonte. Klipi shkaktoi zemërim në Egjip mbi përmbajtjen e tij eksplicite. Shima kërkoi ndejsë mes kritikave nga deputetë dhe mediat, por megjithatë ajo u arrestua pak pas publikimit të këngës.

YouTube player

SHKARKO APP