VIDEO/ Miriami kujton intervistën me Albanin: Gjoja nuk njiheshim

Miriami dhe Albani ngelen padyshim një nga çiftet më të pëlqyera për publikun shqiptar. E ndaj sa herë që dy këngëtarët i shprehin diçka njëri-tjetrit, ngjallin kuriozitet.

Në këtë rast ka qenë Miriami ajo që është kthyer pas në kohë, teksa ka kujtuar se gjatë qëndrimit të saj në Gjermani drejtonte edhe një emision, në të cili kishte ftuar edhe Alban Skënderaj, ku hiqeshin se nuk njiheshin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një video të postuar në Instagram Miriami shkruan: “Kur bënim sikur nuk njiheshim. 10 vite më parë në programin tim ‘E Clips New Talent Show’”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?