VIDEO/ Ngacmoi proteinat e Drilonit, 5 djemtë bëhen bashkë dhe sul@ojnë Xhenetën

Dramat në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 3”, nuk kanë të sosur asnjë çast. Në një moment të ngarkuar me tension, Xheneta vendosi t’i kundërvihej ngacmimeve të Drilonit, duke e prekur pikërisht aty ku ai është më i ndjeshëm.

Me një veprim të papritur, ajo hodhi në tokë të gjitha paketimet e proteinave që ai konsumon rregullisht, ndërsa një prej tyre u thye, duke shpërndarë pluhurin nëpër dysheme. Driloni nuk ngurroi ta provokonte edhe më shumë. Paketimet e proteinave ishin shpërndarë gjithandej, ndërsa tensionet mes Xhenetës dhe Drilonit dukeshin më të larta se kurrë. Ky moment theksoi se përplasjet mes tyre po bëhen gjithnjë e më të ashpra.

Arioni që duket se më shumë ishte i interesuar për përplasjen me Gjestin sesa me Xhenetën, iu drejtua me tone të ashpra duke e akuzuar. ”Qysh bre Xhenetë po e bën këtë send, a ky është kulmi i inteligjencës tënde? Pse po e prek njerin në këto sende?”, ndërkohë që i kërkoi Gjestit të mos përfshihej në diskutim dhe e quajti atë “bukuroshe”. Nga ana e tij, Gjesti vazhdoi ta mbështeste Xhenetën, duke theksuar se Driloni kishte vazhduar ta përndiqte atë dhe se veprimi i saj ishte një reagim ndaj kësaj situate. Xheneta ka këmbëngulur se kishte të drejtë. Ajo ka shpjeguar se Driloni prej dy javësh e ka shqetësuar dhe se e kishte paralajmëruar për një reagim të tillë. ”E paralajmërova për atë që ndodhi mbrëmë”, është shprehur ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Eskalon debati mes Xhenetës dhe Drilonit, përfshihet edhe Arioni

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?