VIDEO/ Nikolin Çabeli me këngën “Vallëzoj” çon Shqipërinë në ”Junior Eurovision”, këtë vit mbahet në Spanjë
Nikol Çabeli me këngën “Vallëzoj”, ka triumfuar në “Junior Fest Albania 2024” dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të mbahet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës.
Çmimi i dytë shkoi për Gjon Gjipalin me këngën “S’ka problem”, ndërsa çmimi i tretë i është akorduar Boris Metajt.
Juria ka vlerësuar për vokalin më të mirë Eden Banin, ndërsa çmimi inkurajues “Robert Radoja”, iu akordua Ema Dedës. Ndërsa çmimi për tekstin më të mirë iu dha Ami Korkuti me këngën “Reale”.
Fuituesja e “Junior Fest Albania 2024”, Nikol Çabeli do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest” që do të zhvillohet më 16 nëntor në Madrid të Spanjës. “Junior Fest Albania 2024” është një Festival Mbarëkombëtar për fëmijë që zhvillohet nga RTSH, si përfaqësues dhe anëtar i EBU.