VIDEO/ Nis finalja e madhe e Big Brother Kosova, në garë 5 banorë

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 ka nisur zyrtarisht, duke shënuar mbrëmjen përmbyllëse të një edicioni që zgjati mbi 100 ditë dhe prodhoi një nga sezonet më të komentuara deri më tani.

Spektakli ka hapur siparin me një atmosferë festive në studio, nën praninë e publikut dhe me hyrjen madhështore të moderatorëve, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Emocionet janë të dukshme, ndërsa gara tashmë ka hyrë në fazën vendimtare.

Në këtë finale po garojnë Londri, Mekaj, Elijona Binakaj, Ludo Lee, Klodian Mihaj dhe Hygerta Sako, ndërsa vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues i edicionit të katërt dhe do të rrëmbejë çmimin e madh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
FINALJA E MADHE | BIG BROTHER VIP KOSOVA 4 - 27.02.2026

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?